Pochettino: Nuk kemi nevojë për sulmues, kemi Brojën

10 janar 2024 | 10:53

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se ka zhvilluar bisedime me pronarët e klubit për të diskutuar në lidhje me merkaton e janarit.

“Ne po vlerësojmë skuadrën aktuale, si gjithmonë. Ne patëm një bisedë me pronarët dhe drejtorin sportiv dje dhe sot. Ne po kërkojmë, ashtu si edhe ekipet e tjera, mundësitë që do të ofrojë merkato e janarit. Gjithçka shkoi mirë në këto takime, ne mbajmë gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, ka thënë Pochettino.

Me Christopher Nkunku të lënduar përsëri dhe Nicolas Jackson të larguar në Kupën e Kombeve të Afrikës, Pochettino hodhi poshtë sugjerimet që Chelsea duhet të nënshkruajë me një sulmues.

“Jam shumë i lumtur sepse kemi Armando Brojën dhe Cole Palmer që mund të luajnë në pozicionin e sulmuesit. Ne kemi nevojë për linjën tonë të dytë të lojtarëve sulmues për t’u rritur dhe për të shënuar gola. Unë jam shumë pozitiv dhe i lumtur me skuadrën”, ka shtuar Pochettino.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej futbollistëve më të njohur italian, Leonardo Bonucci, sot…