Pochettino, pas eliminimit: Do të jetë e vështirë për t’u rikthyer

10 mars 2022 | 11:31

Trajneri Mauricio Pochettino ka thënë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve se kjo garë ka qenë synim i PSG-së. Sipas trajnerit argjentinas rikthimi do të jetë i vështirë, raporton “Epoka e re”.

“Loja ndryshoi pas golit të parë të pësuar dhe e vështirë për t’u pranuar. Ne dominuam gjashtëdhjetë minutat e para. Kemi bërë gabime pas këtyre minutave, por është shumë e vështirë të menaxhosh një ekip pas një ngjarjeje të tillë. Liga e Kampionëve ishte qëllimi i PSG-së, do të jetë e vështirë për t’u rikthyer. Ne humbëm nga një prej klubeve më të mira në botë, por tani bëhet e vështirë”, ka thënë Pochettino.

PSG-ja e fitoi ndeshjen e parë kundër Real Madridit me rezultat 1-0, por e humbi ndeshjen e dytë me rezultat 3-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, ka bërë me dije se…