Pochettino: Po bëjmë përpjekje të mbajë Neymarin dhe Mbappen

16 prill 2021 | 15:00

Dera e kthimit të Neymarit te Barça është rihapur ditët e fundit. Braziliani vazhdon pa rinovuar dhe tashmë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur sërish me Leo Messi.

Ardhja e Joan Laporta në presidencën e Barçës ka ndezur zërat për të ardhmen e kapitenit argjentinas, i cili tani duket më afër rinovimit. Dhe vazhdimësia e Messit mund të nënkuptojë kthimin e Neymar në “Camp Nou”. Pak më shumë se një vit para skadimit të kontratës së tij, braziliani mban pezull rinovimin, duke mbjellë nervozizëm brenda PSG, i cili nuk e konsideron skenarin e një transferimi diku tjetër. Kjo është theksuar nga presidenti Nasser Al Khelai dhe drejtori sportiv, Leonardo. Trajneri Mauricio Pochettino ka sinjalizuar  dëshirën për të vazhduar me Neymarin.

“Klubi po bën çdo përpjekje që të mbajë Neymarin dhe Mbappen. Të dy kanë një angazhim të madh në skuadër. Si trajner jam optimist për vazhdimësinë e tyre. Për klubin është përparësi absolute që ata të qëndrojnë. Ne nuk mendojmë për një plan tjetër, pa këto lojtarë”, ka thënë Pochettino. PSG-ja do të përballet me Manchester City në njërën nga dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Një duel mes Pochettino dhe Pep Guardiolës, të cilin argjentinasi e admiron thellësisht. Trajneri i PSG-së nuk kishte asnjë shqetësim për të lavdëruar katalanasin: “Më pëlqen të përballem me të, sepse konsideroj se ndoshta është trajneri më i mirë në botë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten së…