Pochettino: Pronarët janë të zhgënjyer

25 shtator 2023 | 11:24

Chelsea ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Aston Villës (1-0), derisa kriza është thelluar edhe më shumë në këtë fillim të sezonit të ri të Premier Ligës.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, “Blutë” kanë vetëm një fitore, dy barazime dhe tri humbje duke u renditur kështu në vendin e 14-të në tabelë me pesë pikë.

“Po, sigurisht që pronarët janë të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë ata duhet të mbështesin planin”, ka thënë Mauricio Pochettino.

“Ne kemi skuadrën që kemi, duhet të përpiqemi të ndërtojmë besimin dhe t’u japim të gjithë mbështetjen që u nevojitet”, ka shtuar Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera e depozitave ka arritur vlerën e 5.8 miliardë euro,…