Pochettino rrezikon shkarkimin, Chelsea identifikon dy trajnerë
05 mars 2024
| 14:34
Mediet britanike konfirmojnë se drejtuesit e Chelseat do të rishikojnë pozicionin e trajnerit Mauricio Pochettino në fund të sezonit.
Madje klubi është duke punuar për të gjetur edhe një zëvendësues të mundshëm për të ardhmen. Sezoni i vështirë i “bluve” të Londrës vijoi edhe fundjavën e kaluar, kur ata barazuan ndaj
Brentfordit në fundin e lojës. Chelsea mbetet në gjysmën e dytë të tabelës së renditjes së Premier Ligë. Klubit do të presë deri në fund të sezonit pronarin Todd Boehly për të vendosur për të ardhmen e Pochettinos. Gjithsesi, klubi ka lëvizur herët dhe dy emra janë në listë: Ruben Amorim i Sportingut dhe Roberto De Zerbi i Brighton.