Pochettino rrezikon të shkarkohet
Mauricio Pochettino po e gjen veten nën presion gjithnjë e më shumë te Chelsea pasi rezultatet refuzojnë të shkojnë në rrugën e tyre.
Chelsea ka bërë shumë ndryshime në shtabin teknik viteve të fundit, por ende nuk ka arritur të këndellet.
Blutë e Londrës e kanë nisur sezonin me trajnerin argjentinas, Pochettino, i cili gjithashtu ka hasur në vështirësi ta ngrejë skuadrën në pjesën e epërme të tabelës.
Sipas mediumit The Telegraph, Pochettino mund të përballet me ‘sëpatën e ekzekutuesit’ nëse Blutë eliminohen nga Carabao Cup në janar.
Ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Middlesbrough u humb 1–0 dhe tani gjithçka varet nga përballja e kthimit në Stamford Bridge më vonë këtë muaj.
Ndërsa Chelsea nuk ka një plan të menjëhershëm për të zëvendësuar Pochettinon, drejtuesit më të lartë të klubit ia kanë bërë të qartë argjentinasit se nuk do ta tolerojnë këtë seri rezultatesh.