Podgoricë, policia gjen letër lamtumirës të sulmuesit të ambasadës amerikane
23 shkurt 2018
| 13:11
Gjatë bastisjes në apartamentin e Dalibor Jaukoviq, i cili hodhi një bombë në oborrin e Ambasadës amerikane në Podgoricë dhe pastaj kreu vetëvrasje, janë gjetur shënimet personale të tij në gjashtë faqe dhe të shkruara me dorë.
Në letrën e gjatë, Jaukoviq ndër të tjera kërkon nga familja dhe të afërmit e tij që të “falin atë për atë që do të bëjë” dhe në të mes tjerash përshkruan pikëpamjet e tij personale dhe politike, shkruan e përditshmja malazeze “Pobjeda”.