Podoliak: Rusia nuk ka më humanizëm e as qytetërim, por vetëm raketa e bomba
27 mars 2022
| 23:43
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka thënë se raketat ruse po godasin pandërprerë Ukrainën.
Përmes një shkrimi në ‘Twitter’ ai ka thënë se po goditën vazhdimisht qytetet Lutsk, Harkiv, Zhytomyr, Rivne si dhe Mariupoli.
“Rusia nuk ka më gjuhë, humanizëm, qytetërim. Vetëm raketa, bomba dhe përpjekje për të fshirë Ukrainën nga faqja e dheut. A i pëlqen kjo vërtet Evropës?”, ka pyetur Podoliak.
Again total missile strikes at 🇺🇦. Lutsk, Kharkiv, Zhytomyr, Rivne. Every day more & more rockets. Mariupol under carpet bombing. 🇷🇺 no longer has a language, humanism, civilization. Only rockets, bombs & attempts to wipe 🇺🇦 off the face of the earth. Does Europe really like it?
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 27, 2022