Podujeva dhe USAID-i me marrëveshje mirëkuptimi për komuna transparente
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me USAID-in për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) për të mbështetur Komunës e Podujevës me qëllim të ngritjes së shkallës së transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik.
Përmes kësaj marrëveshje parashihet mbështetja me Arkivë moderne për të ngritur sigurinë e dokumentacionit të prokurimit, financave, të auditimit dhe të tjerë, pastaj me pajisje të teknologjisë informative, kamera të sigurisë dhe pajisje për menaxhim të kontratave.
Me këto pajisje moderne synohet të rritet kontrolli dhe cilësia e kontratave të implementuara nga ana e Komunës së Podujevës.
Kryetari Bulliqi ka falënderuar USAID TEAM dhe përfaqësuesin Shkumbin Saneja, udhëheqës i komponentës komunale.