Podujeva do të bëhet me shtatore të Adem Demaçit
12 janar 2023
| 08:50
Shtatorja e veprimtarit të shquar shumë shpejt do të zë një vend të veçantë në qytetin e Podujevës.
Ish-të burgosurit politik, Adem Demaçit, do t’i ndërtohet një shtatore shumë shpejt.
Njoftimin për këtë e kanë bërë zyrtarët e komunës së Podujevës.
Statusi i plotë i Pajtim Balajt, drejtor i Kulturës dhe Rinisë:
Sot kemi inicuar procedurën për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit.
Ditëve në vijim publikohet Njoftimi për Kontratë dhe detajet e tjera për skulptorët që duan të aplikojnë me propozimet e tyre. Buxheti i planifikuar për këtë projekt është 60,000 euro dhe planifikohet të vendoset në shesh gjatë këtij viti.