Podujeva i reagon IKSHPK-së: Kemi vetëm dy raste me Covid, jo gjashtë

24 gusht 2020 | 16:51

Komuna e Podujevës i ka reaguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shifrat e të infektuarve të publikuara sot.

Në reagim thuhet se kjo komunë i ka vetëm dy raste të reja sot, e jo gjashtë sa ka njoftuar IKSHPK-ja. “Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë, siç paraqiten në njoftim.
Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc”, është thënë në reagimin e komunës së Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten (27 gusht) nga ora 13:00 në selinë e…