Podujeva pezullon vendimin, bizneset mund të punojnë edhe të dielave

04 korrik 2021 | 21:11

Komuna e Podujevës që nga marsi i vitit të kaluar ka marrë vendim që bizneset që operojnë në këtë qytet, ta kenë pushim ditën e diel. Por kjo nuk do të vlejë për tre muajt e ardhshëm, ku vendimi pritet të pezullohet nga komuna.

Podujeva është ndër të paktat biznese që e ka në fuqi ligjin që ditën e diel të pushojnë të gjitha bizneset.

Por ky vendim duket se do të ndryshojë për tre muajt e ardhshëm.

Nga Komuna e Podujevës thonë se vendimi pritet të hyjë në fuqi pas tre javësh, ku më pas bizneset do të lejohen të operojnë edhe të dielave, deri në shtatorë.

“Ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët pasi nuk po kanë ku të furnizohen. Kërkesa për pezullim ka pasur edhe nga biznese të ndryshme, sidomos në zona turistike”, deklaroi për RTV Dukagjinin Fatri Zhitia nga Komuna e Podujevës.

Këtë vendim e kanë mirëpritur edhe bizneset e kësaj komune, por kërkesa e tyre është që vendimi të mbetet në fuqi edhe pas muajit shtatorë.

“Kërkesa jonë është që vendimi të mbetet në fuqi edhe pas muajit shtatorë, pasi që kemi pasur humbje të mëdha. Vendimi është i mirëpritur pas ka dasma e ahengje”, deklaroi afaristja Shpresa Bajqinovci.

“Vendimin për të punuar edhe të dielave e kemi pritur shumë mirë pasi gjatë pandemisë kemi pasur shumë humbje. Shpresojmë se vendimi do të mbetet në fuqi edhe pas tre muajve”, deklaroi afaristi Egzon Sejdiu.

Ky vendim që bizneset të punojnë edhe të dielave po ju pëlqen edhe qytetarëve. Sipas tyre është e nevojshme që të furnizohen edhe ushqime dhe gjëra tjera.

“Për mua është vendim i mirë. Është vendim i mirë në dobi të qytetarëve. Neve na konvenon që shitoret të jenë të hapura edhe të dielave”, deklaroi qytetarja Xheva Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Barcelona është fokusuar te…