
Podujevë, fillon trajnimi në përgatitjen e grave të reja në ndërmarrësi
20 janar 2022
| 13:18
Organizata Help në bashkëpunim me Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës, kanë filluar trajnimin dyditorë për ndërmarrësi për gratë përfituese të granteve në projektin “Women Energy Entrepreneurs” i financuar nga Milenium Foundation Kosovo.
Qëllimi i trajnimit është përgatitja e grave të reja në ndërmarrësi, ndërsa tematikat kryesore që trajton janë administrimi i biznesit dhe sigurinë në vendin e punës.
Komuna e Podujevës ka njoftuar se gratë përfituese do të pajisen me makina të rrobaqepësisë, mjete për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe pjekurinave të ndryshme, si dhe makineri tjera që u shërbejnë për bizneset e tyre. Përfituese të këtij projekti janë 22 gra.