
Podujevë, miratohet propozimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes në Balloc
13 mars 2025
| 15:30
Kuvendi i Komunës së Podujevës ka miratuar propozimin-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes publikë në fshatin Balloc.
Kjo ishte njëra nga gjashtë pikat e kësaj mbledhjeje të rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Hilmi Hoxha, e ku të pranishëm ishin edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së dhe media.