Podujevë, vihet gurthemeli i ndërtimit të gjashtë shtëpive në lagjen e “Dëshmorëve”
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, kanë vendosur solemnisht gurthemelin për ndërtimin e gjashtë shtëpive në lagjen e “Dëshmorëve” në Balloc.
Me rastin e fillimit të ndërtimit të gjashtë shtëpive të reja në lagjen e “Dëshmorëve”, kryetari Bulliqi, ka thënë se ndjehet i lumtur që po vazhdon projekti i ndërtimit të shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale, të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Në kuadër të projektit i cili ishte përkrahur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale deri tash janë ndërtuar 106 shtëpi, kurse me këto 6 shtëpi, që janë duke u ndërtuar nga buxheti i Komunës së Podujevës, numri i përgjithshëm i shtëpive në këtë lagje arrin në 112.