Poeti i universit të dashurisë

05 nëntor 2021 | 08:43

Fehmi Ajvazi

(Mbi krijimtarinë poetike të poetit Arif Bozaxhi)

Arif Bozaxhi, është njëri nga poetët më të mirë të poezisë shqipe në Kosovë që përfshinë periudhën  e tri dekadave të fundshekullit XX-të, e deri në ditët tona.  Nuk mund të kemi një “histori” të poezisë shqipe në Kosovë, pa vargun kambanorë të Arifit. Ndonëse, shkruan njësoj edhe në gjuhën turke, kjo nuk e vështirëson, përkundrazi e forcon edhe më shumë botën e tij artistike: motivin, figuracionin, mesazhin poetik etj. Pra, ambiguitetin krijues i këtij poeti që po ta lexosh me vëmendje krijimtarinë e tij, fitohet apriori përshtypja sikur ka ardhur në këtë botë që të merret me artin poetik, shtrihet me gjentilesë në universin e gjerë te letërsisë poetike.

Në kontekst, asgjë nuk e ndanë, nuk e shpengon, nuk e dyzon dhe as nuk e debalancon sedrën e tij krijuese, ta zëmë gjendja kulturo-gjuhësore, botëkuptimi personal, dhe ndonjë specifikë tjetër që lidhet me etnobiografinë ose ngjashëm: Arfi Bozaxhi, është me të vërtetë një poetë i madh i letrave shqipe, ekskluzivisht poet që ka botuar dhe vazhdon të botojë, pavarësisht nga mosha, vargun brilant shqip.

Në plotë raste, sidomos atëherë kur merremi me çështje kritike, studimore etj., të krijimtarisë së autorit të caktuar, ka të ngjarë që nuk mund t’i ikim subjektivizmit, emocionalitetit dhe formave të tjera shprehëse e ndaj shprehëse gjë që, kjo mund të na shtyjë që të përdorim fjalë dhe pandehma të thella, kumbuese ndërsa që, relacioni dhe faktografia mund të jenë të tjera! Kjo, në rend të parë na nxjerrë të shpërpushur në relacion me autorin – veprën, dhe na nxjerrë jo serioz në rastet kur “vogëlsinë” përpiqemi ta hiperbolizojmë deri atje sa, nuk është fare…! Pra, duam të themi e të shkruajmë diçka që, është në fund të fundit joserioze dhe dëmtuese, sidomos për artin dhe shijet publike artistike. Ama, në rastin e z. Bozaxhi, jemi në pozicion kur ndoshta (sigurisht), s’mund as t’i themi dhe as t’i shkruajmë me një tekst s’i ky, ajo që mund të jetë korpus krijues poetik në bërthamë,  cilësi, vlerësim dhe stil poetik arifian!

Kur ai e braktisi profesionin e gazetarisë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë dhe trajtimit politik e policorë të Beogradit ndaj shqiptarëve dhe ua ktheu shpinën privilegjeve që i ofronte pushteti kushdo që bëhej me te, Arif Bozaxhi në fakt, hyri përfundimisht në udhën poetike. Aty, ai gjeti “kështjellën” e pathyeshme fizike dhe shpirtërore nga e cila e sfidoi diskriminim dhe dhunën e pushtetit, e para, duke iu kundërvënë regjimit serbo jugosllav me aktivitete politike në terren s’i aktivist, dhe s’i mbrojtës e protestues i vendit dhe i njerëzve të tij me vargun – protestë. Mirëpo, ka diçka të vazhdueshme që e dallon veçmas, artin e Arifit: dashuria dhe paqja që shprehen s’i lirika dhe epika, njësoj, edhe figuracioni artistik që s’i nga të rrallët krijues, figuracioni i tij paraqitet s’i një strukturë e pandashme mes tokës dhe qiellit – një univers ky që s’ka fund!

 

Kosova

Flutura në grila/Buzëqeshje në bebëza/Në përqafim me yje

Vragë plage në ballë/ Letërnjoftim i gjakut/Kartolinë lirie në një fjalë” (Frankfurt, 1995)[1]

S’ka misticizëm në poetiken e Arifit, ka vetëm “dashuri” që buron nga e natyrshmja (njerëzorja), dhe nga bota e natyrshme e gjallë – tipike kjo për një krijues që jo vetëm e sheh s’i të shenjtë natyrën me çdo gjë të saj, por i jep kuptim “njerëzores” përmes “dashurisë” shpirtërore që e gjen rreth tij: ku tjetër veçse, në natyrë! Prandaj, jo rastësisht krijimtaria e z. Arifi, ka edhe aq shumë protestë, dhimbje, epikë, me një fjalë univers tokësorë dhe, qiellorë! Në kontekst, poeti Arifi e shpreh përmes poezisë edhe një pjesë të historisë së vendit dhe njerëzve të tij, dhe kjo kuptohet përmes titujve të librave të tij, s’i:  “Zogu i paqes” (1975” dhe pastaj “Pranvera e syrgjynosur” (1982), “Hiri i lotit” ( 1996).

 

Zarfi

Kur në sytë e zogjve/ Korbat shuanin etjen/Një fëmijë nga Prekazi/Deshi t’ia dërgoj një letër diellit…!

Asnjë zarf nuk ia zuri/Letrën e përgjakur[2]

Megjithatë, ai kurrë s’pushon së frymuari si një krijues që “paqen” e ndjenë s’i dashuri, dhe natyrën s’i një “kështjellë” ku s’depërton askush nga bota e së keqes! Epo, ekuivalenca krijuese e një shkrimtari, bie në sy për shkak të “pasqyrës” biografike krijuese. Pse? Mund të pretendoj secili të strukturojë dhe të krijojë shumë, varësisht nga profili krijues, por kjo të mbetet vetëm s’i një tendencë e kujtdo qoftë nëse, s’është thënë asgjë, nëse krijimi s’ka formë artistike, me një fjalë, nëse nuk ka bërthamë graviteti krijues që tërheqë dhe rrëmben. Unë, jam thellë i bindur se poetika e Arif Boxahiut, është nga të rrallat në letrat shqipe. Pra, mendoj se është substanciale dhe, me një bërthamë tërheqëse të rrallë.

 

Zemra ime

Në çdo fe/Në çdo gjuhë/Zemra ime

Adresë/ E sashurisë[3]

Kur e analizon krijimtarinë poetike, njëmend “dashuria dhe paqja” s’kanë peshim dhe as fund në shpirtin e poetit Arifi. Ato, janë dy galeritë kryesore të kështjellës krijuese që, padyshim, personifikojnë pandashëm gjendje, situata, figuracione, imazhe etj.  Kritiku i letërsisë shqipe, Agim Vinca, e krahason poezinë e Arifit me atë të Garcia Lorkës, Tagorës, e Nazim Hikmetit ! Ai, thotë: “Humanizmi, dashuria, kërkimi i fshehtësisë së gjërave e përbëjnë trininë e shenjtë të treshes së madhe poetike”. [4]

 

Dashuria

Dashurinë e kam shi të mendimit/ Blerim të fjalës/ Pranverë të trupit[5]

S’i e këtillë, krijimtaria poetike e Arif Bozaxhiu, vlerësohet lartë. Poeti e studiuesi Merxhan Avdyli thotë se personalitetin e tij, në fakt madhështinë njerëzore, e përjetëson në vargun poetik. “Arif Bozaxhiu ka një fjalor poetik origjinal dhe praktik me të cilin i ndërton figurat, u jep ngjyrime shprehjeve poetike dhe qartëson individualitetin e vet krijues”.[6]

Arif Bozaxhi, ka botuar pak libra poetik, por ato janë çmuar vazhdimisht në forma dhe mënyra të ndryshme. Librat e poetit Arifi, janë përkthyer në plotë gjuhë të huaja dhe, janë pjesë e antologjive botërore. Varg – pak, mund të cilësohen edhe librat e tij por, unë gjykoj se vargjet e vjershave të tij janë “fusha e male” që na gjallojnë, “kambana” që bien pa pushim, dhe “tokë e dete” që na e freskojnë shpirtin. Plotë figuracion, simbologji e mesazhe, mund të gjesh në pesë – gjashtë vargje të tij. Njësoj edhe plotë dashuri, dritë pa fund, lirika universale por, edhe fëmijëri, ëndërrim, kujtesë, humanitet: për atë që e kemi rreth e rrotull, dhe për atë që na mungon !

Të tjerat, s’i ndjenë dhe as s’i kupton askush më mirë se poeti…

 

[1] Flutura në grila (Le Papillon sous les Griles). Kosova, 2006, fq. 5.

[2] Këmbanat e Diellit. Prishtinë 2019, fq. 7.

[3] Po aty, fq. 53.

[4] Këmbanat e Diellit, fq. 61.

[5] Po aty, fq. 75.

[6] Këmbanat e Diellit. Prishtinë 2019, fq. 80.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dibran Demaku Në Kosovë sot ka krijues shumë, por rrallë…