Poetja Naime Beqiraj kujton poetin Podrimja në 12-vjetorin e vdekjes
Poetja Naime Beqiraj, drejtoreshë e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës, ka kujtuar poetin Ali Podrimja në dymbëdhjetëvjetorin e vdekjes.
Teksti përkujtimor i saj:
12 VJET PA ALI PODRIMJEN
Me e pas dite që s’t’shoh mâ, at t’ejte (nji ditë para se me u nis n’Lodevë), t’kisha perbê n’shpirt t’Lumit mos me shku.
Na shkoi mbledhja e Bordit të RTK tuj fol për programet e 100 vjetorit t’Pavarsisë, bashkë me rebelimin tând për program mâ t’mirë, por edhe mahitë se n’Francë po nisesh me nji telefon t’vjetër e âsht marre pi francezve…
Miku jem i dashtun, sa herë t’kam thânë se krejt kemi dal prej mangve t’tua, ti m’thojshe se Shkrelin e ke dasht mâ fort. Ksaj nuk di me i dhane pergjegjje, por kur ta qitsha edhe ni kafe për Azemin, atëhere e dishe që e kishe barrën e dy dashnive.
Tash je shku te Lumi, te Azemi, te Pashku, te Basriu…
Pusho pak!
Na, knej, kemi me t’mbajt t’gjallë