POEZI E DASHURISË PËR NJERIUN DHE ATDHEUN

10 korrik 2022 | 11:49

Shkruan: Ismet Rashiti

Pas më shumë se katër dekadash, u takova me mikun tim të studimeve, Ramadan Haxhiaj nga fshati Gjinoc i Therandës. Kënaqësi e papërshkruar. U përqafuam disa herë me sy të njomur. Pasi mbaruan emocionet e shtresuara prej vitesh, filluam të bisedojmë si dikur kur ishim studentë. E dija që nga koha e studimeve se Dani shkruante poezi me atë bukurshkrimin e tij në bllokun e tij të vogël. Sa herë takoheshim, i lexonim së bashku dhe kënaqeshim me bukurinë e vargut, me motivet dhe individualitetin krijues që kishte filluar t’a ndërtonte Ramadan Haxhiaj qysh në vitet shtatëdhjeta.
Ikën vitet dhe papritmas u ndamë fizikisht. Sa herë që na ipej rasti dëgjoheshim përmes miqëve dhe na bëhej zemra mal kur mësonim për njëri tjetrin ; për sukseset dhe përcaktimin e drejtë kombëtar.
Sapo filluam të bisedojmë për librin, Ramadani nxori tri përmbledhje me poezi. Këto janë dhurata ime për, Ty – më. I mora me shpejtësi dhe i lexova titujt : « Ritual i bëj bukurisë », « Ëndërr e ndrydhur » dhe përmbledhja për fëmijë « Ëndrrat në djep përkunden ». Dhe jo vetëm kaq. Ramadan Haxhiaj kishte shkruar edhe një monografi për shkollën fillore të Gjinocit dhe një përmbledhje tjetër me titull simbolik, « Pika shiu ». Mezi prisja ti lexoj poezitë e poetit Ramadan Haxhiaj. E kisha të lehtë ta kuptoj vargun e tij, sepse prej kohësh e njohja shpirtin e tij si njeri dhe si krijues. E njihja frymën e tij, edukatën familjare dhe brumin intelektual.
E para « Ritual u bëj bukurisë ». Gjithësejt 89 poezi të shkruara me përkushtim, me ndjenjë dhe zemër të ndezur për njeriun, për paqën, për lirinë për ardhmërinë e lumtur, për çlirimin ! Duhet të thuhet se poezi me motive të ngjajshme, janë shkruar edhe nga krijues tjerë, por e veqanta e poezisë së Ramadan Haxhiajt, është lidhja e fortë në mes tradicionalesh dhe bashkëkohores, pa u shkëputur për asnjë moment. E tillë është poezia « Në lotin tim » si një perlë poetike që që derdhet në detin e trasuar të dëshirave, të ëndrrave, të përpjekjeve dhe të realitetit me të cilin është ndeshur poeti gjatë jetës së tij. Poezia e Ramadan Haxhiajt, bartë mbi vehte lotin, këngën, dhembjen, gëzimin, pikëllimin, dashurinë dhe çlirimin e Atdheut nga harbutët okupatorë. Të tilla janë poezitë në ciklin « Zogjtë fluturojnë lartësive » te përmbledhja « Rital i bëj bukurisë » sikurse edhe cikli tjetër « Portrete », ku radhiten poezi përkushtuese për figura të mëdha historike, kulturore e familjare që përmbushin shpirtin krijues të autorit përplotë dashuri, dhimbje, nostalgji e besim për ditë më të mira !
Poeti Ramadan Haxhiaj, me mjeshtri të madhe artistike, arrinë ta ruaj kontinuitetin krijues edhe në përmbledhjet tjera. Pavarsisht ndryshimit të kohëve dhe rrethanave shoqërore, krijuesi mbetet brenda individualitetit krijues. Figurat e tij poetike, krahasimet, simbolet dhe metaforat i gjenë në thesarin e pashterrur popullor, duke i përdorur ato me mjeshtri në vendet e duhura, gjë që gjithnjë e bëjnë të lexueshme dhe aktuale poezinë e Ramadan Haxhiajt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë,vIlir Meta, ka dekretuar sot protokollin…