POEZI E SINQERT DHE E KUPTUESHME PËR TË GJITHË

18 tetor 2024 | 18:05

(Fjala e autotorit të përmbledhjes,”Palca e gurit”, Ismet Rashiti, në promovimin e saj në Viti, para shumë pjesëmarrësve. Me këtë rast falenderoj kryetarin i Vitisë, z. Sokol Haliti për ndarjen e mirinjohjes për kontributin tim kombëtar dhe kulturor. Me mirënjohje, u nderova edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti të cilën poashtu e falenderoj përzemërsisht)

Ndihem shumë i nderuar që sot nodhem në mesin tuaj, sa vërtetë e kam vështirë të gjej fjalët e duhura, për t’ju falenderuar ashtu siç kam dëshirë. Thjesht, ju falemderit secilit veç e veç dhe të gjithëve së bashku, që kini gjetur kohë të jini në promovimin e përmbledhjes sime të parë me poezi me titull « Palca e gurit ».
Edhe pse sot nuk është e pranishme, e falenderoj redaktoren gjuhësore të librit, Sevi Agolli nga Tirana, e cila ka bërë një punë të mirë profesionale dhe me përkushtim shumë të madh. Poashtu, i falenderoj recenzentët, shkrimtarët tanë, Rrahim Sadiku dhe Isak Ahmeti për vlersimin e librit. Një falenderim i veçantë shkon për pinjollin e një familje patriotike, djalin e atdhetarit Nysret Hajdari- tani Fitim Fitimi, edhe vet i përndjekur dhe i burgosur politik, Skender Hajdari, i cili ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe profesionale falas, në përgaditjen teknike për botim të këti libri.
Falenderoj për fjalën e tij, njërin nga ndërtuesit e Pranverës së madhe 1981, ish të burgosurin politik, poetin, publicistin dhe tani dekan në Universitetin “Kadri Zeka”, mikun tim të çmuar, Mergjan Avdyli. Përshëndes dhe e falenderoj shumë Prof. Isak Shemën për pjesmarrjen dhe propozimin e tij, që përmbledhja ime “Palca e gurit” të shpallet si përmbledhja më e mirë e vitit 2024. Falenderoj edhe atdhetarin dhe intelektualin e njohur, Zeqir Rama për fjalën e tij përmbajtësore dhe vlersimin e poezisë sime. Përshëndes dhe falenderoj poashtu të gjithë shkrimtarët, gazetarët, publicistët, intelektualët, veprimtarët e pranishëm dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Çka të dhem për librin?

Për librin nuk do të them asgjë. U tha, mjaft dhe bukur nga të gjithë parafolësit. Për librin tim nuk kam çka të flas sot, nuk kam çka të flas as nesër dhe nuk do të flas asnjëherë tjetër, sepse gjithnjë e kam parasyshë thënien e një mendimtari se « Aq më shumë të flet dhe e lavdron veprën vet autori, aq më e pavlerë bëhet vepra ». Tashmë poezia ime, është publike. Do të ishte e shëndetëshme për mua dhe do t’më bënte shumë mirë nëse poezia ime vlersohet sipas kritereve porofesionale të lexuesve.
Por, mqë jemi këtu, diçka duhet thënë, për të shpjeguar si lindën dhe pse lindën këto poezi, cili ka qenë qëllimi.
Mërgimi i viteve 80-ta dhe deri pas çlirimit, në fund të viteve të 90-ta ka qenë shumë i rëndë. Edhe më i rëndë ka qenë kurbeti i viteve 70-ta, kur mërgimtarëve shqiptarë që vinin me tren në Cyrih, u varej në qafë nga një numër identifikues dhe i shpërndanin në qytete të ndryshme për t’i kryer punët më të rënda : Bujqësi dhe ndërtimtari. Prandaj, dashtë e padashtë, në këto rrethana njeriu duhej të bëhej gjithçka : Të fliste vetmeveti, të shkruante edhe kur nuk dinte të shkruante që t’a shfryente mallin përvlues për Atdheun. Mërgimtarët që e kanë bartur mbi shpinë Atdheun, kanë jetuar me emrin Atdhe në gojë, kanë marrë frymë me njerzit e tij, me fushat e malet e tij, me këngët dhe vajet e tij, me shokët e burgjeve, patjetër do të shfryheshin disi : Me lot, me këngë, me poezi, me veshje, kombëtare, me takime, me tubime e protesta, e gjithçka tjetër që i zinte në shpirtë.
Jo kot, shkrimtari ynë i madh me famë botërore do ti shkruante vargjet:

« Ai që e zbuloi shpejtësinë reaktive,
Sigurisht larg Atdheut duhet ket qenë ndonjëherë… ! »

Ndaj sa herë kam shkruar një poezi, kam menduar që vargu im, ky që është, të jet shprehje e dashurisë ndaj Atdheut, lirisë dhe njeriut shqiptar. Vargu im të jet varg i pajtimit dhe unifikimit në mes shqiptarëve që të ecim drejt botës së civilizuar. Në mos asgjë tjetër, poezia e shkruar në rrethana të tilla, është poezi e sinqert, poezi e mallit dhe e dashurisë për çdo gjë shqiptare. Në vitet e largëta, poezinë time nuk e shkruajta me ngjyrë stilografi, por me lotët e syve, i kredhur në një dhomë të vogël të mbushur përplot ideale dhe ëndrra rinore për liri.
Nëse pena e krijuesit nuk ngjyhet në idealet e mëdha të lirisë, demokracisë, humanizmit dhe dashurisë, nuk do ta arrinte asnjëherë vlerën, nivelin dhe qëllimin e duhur.
Pra, gjithsesi kam dashur që poezia ime, e shkruar herë pas here, në kohë dhe hapsirë të ndryshme, të lëshoj rrënjë mbi realitetin shqiptar sepse, sot, e gjithë ditën mendoj, se sa më real dhe më i kuptushëm të jet vargu, aq më e mirë dhe më e qëndrueshme bëhet poezia.
Vërtetë jam përpjekur që në poezi të jem vetja ime, ashtu siç jam, sepse nuk doja të vdes menjëherë, as unë dhe as poezia ime. Ndaj kam bërë maksimumin që t’i bëhem i mërzitshëm vetvetes, për t’mos i mërzitur lexuesit. Sigurisht nuk ja kam arritur këti qëllimi.
Sot, para jushë dhe kudo tjetër, më duhet të them se asesi nuk mund të pajtohem me poetin e liqenit, Lasgush Poradeci, i cili deklaron se « Për një poezi të bukur, poetit nuk i mjafon një jetë ». Si të pajtohem Lasgush, kur unë, edhe njëqind jetë ti kisha, nuk do të kisha arritur t’a shkruaj një poezi siç e kërkon mendja jote e madhe.
Gjithsesi pajtohem me thënien e shumë mendimtarëve tjerë se « Nuk ka libër, aq të dobët sa t’mos ket diçka të mirë në te ». Se armiku i errësisrës është libri, siç e thot shkrimtari Rifat Kukaj « Shkretira më e madhe nuk gjendet në Afrikë, por në një shtëpi pa libra ».

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleistja e AAK-së në Prizren, Agnesa Sinanaj nga sot është…