POEZI / NË KAFE ROSTAND

28 janar 2022 | 15:56

(Me Ismail Kadarenë, 1994)

Emër i lindur,
në palcën e gurit,
në qytetin kala,
me shkallë guri
dhe Kronikë në gurë !
Sa kam dëshirë,
ta shtrëngoj dorën,
Gjeniu i letrave,
që ma ngrite emrin,
mbi majën e kullës,
së Eiffelit.
Pran, Satrit, Viktorit,
Albertit !
Sa më ka marrë malli,
Ta pimë së bashku,
Edhe një kafe,
në “Rostand”,
të Parisit !
në mëngjeset pranverore,
pran Senës !
në zemër të ilumunizmit !

Ismet Rashiti / Më, 26 maj 2020, Zvicër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kemi hyrë në ditët finale të votimit të “Zgjoit”…