Poezi nga Arif Bozaxhi

21 mars 2024 | 09:14

ËNDËRR E VERDHË

 

Një natë pashë

Një ëndërr të verdhë

Të lagur nga shiu

Kur u zgjova

Më mbuloi një mërzi

Ngjyrë bore

Një zog vjeshte

Fluturonte përbrenda

Meje

 

ADRESA E PRANVERËS

 

Motrës i thashë

Në telefon

Dërgoma adresën

E pranverës

Dhe emailin

Në ëndërr më erdhi

Një zog i verdhë

Një puthje

Ma kish lënë në dritare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DEKLARIMI I PASURISË   megjithëse s’isha i fundit as i…