Poezi nga Aziz Mustafa

21 mars 2024 | 09:21

PRAPË PËR NJERIUN

 

Lind

për të mos lindur më

 

vdis

për të mos vdekur më

 

as edhe një herë…

 

SHKO DREJT

 

Shko drejt

Era e shkretëtirës le ta tregojë rrugën

Mua mos më kërko në atë akord

Të thyer

 

Drejt shko drejt

Mos u ngatërro në hartë

Atlasi i erërave ka kohë nuk shtypet

Shko drejt

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NGA GJYKATA USHTARAKE NË SARAJEVË   ...fajtor pse ke thënë:…