Poezi nga Dibran Demaku

21 mars 2024 | 13:16

PO SI S’TË PUTHA NJË HERË NË BUZË

 

E bukur e ëmbël si ëndërr mëngjesi,

po si s’të preka një herë rreth mesi,

po si s’të putha një herë në buzë

në shpresën e zbehur të bërë tërkuzë?

 

Po si s’të putha një herë në buzë,

në shpresën e zbehur të bërë tërkuzë?

E bukur e ëmbël si ëndërr mëngjesi,

po si s’të preka një herë rreth mesi.

 

Në shpresën e zbehur të bërë tërkuzë

si s’të preka një herë rreth mesi?

E bukur, e ëmbël si ëndërr mëngjesi,

po si s’të putha një herë në buzë?

 

JETA

 

Kur jeta na ofron çaste të vështira

ne humbim mendjen, jetën mallkojmë

sikur të kishte veç çaste të mira

për çfarë të ëndërronim, për çfarë të ëndërrojmë.

 

Kështu do të vdiste dhe vetë poezia,

gjëmë e saj do të shkonte jehonë,

kur nga ëndrra na zgjon dashuria

herë qajmë herë qeshim në jetën tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata civile e Tiranës vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje…