Poezi nga Genta Sahiti

21 qershor 2018 | 17:24

T’moçëm jena na

Përnatë tjerri dashni,

përditë fluturoj.

Nuk i ndij krahët,

janë t’mit a t’qiejve,

prej verës.

Vera jeme ma ngat se vetja,

nuk i vyshk lulet

pa pajtue gjysën e shpirtit,

pa pajtue gjoksin ku veç nji natë nuk peshon kryet tand.

Uh sa t’moçëm jena na!

I plakim verat,

vitet as i shohim

as i thajmë,

as i vjetrojmë,

as i djegim.

I lajmë në det gjethesh,

në trungje pemësh,

gjelbërimesh i mbjellim me qiparisa.

Uh sa t’moçëm jena na!

Jetojmë veç n’dashni,

aty ku nuk të merret fryma,

banojmë veç në një stinë.

Vera kurrë nuk ik,

nuk iket prej vetes.

Nji rrugë me gurë

Mbi krye nji qiell

mish qe ecën jena

Gjak me ujë

Dashnin që piqet n’diell

nuk e djeg drita e hanës…

i thaftë vera te tjerët

Fustanbardhat

Po kaloj për herë te parë

kësaj pranvere

Me bekue kasollën e shenjtë

në çantën e shpinës

andrrat janë t’njejtat.

Nuk tutna se brenda nji nate, iken lumturia

Jam njiheri vajzë

Grue

Poete

Te tria janë të paqta

jetojnë

mejtojnë

ngjasin

Veç pranverave kalojnë

Dimni nuk ua shkund petalet

Fustani i bardhë, ju shkon te trijave

Pa e humb veten, lirinë

Nuk ngopen kurrë

Po deng e kanë mirësinë

Askurrë, askujt nuk ia drejtojnë gishtin

Fustanbardhat, nuk lindin prej hiçit

Kaloj serish mbi pranvera

I la me ardh qysh te duen

Largohem me lule n’krahnor

Tuj k’ndue si zanë

besoj se rra’jt i kam

thellë…

thellë në bardhesi..

Zani saj

M’vjen nji za i ngrohtë prej n’qiell,

ma puth gushën, faqet

e m’thot ke me u mërdhi!

Xhaketën e thurun t’saj

e ve mbi sup aty ka prekjen..

S’di pse sa herë ia ndij frymën bahem e fortë.

Ngre sytë prej qielli

e n’ballë m’vjen bekimi i saj.

Lule!

M’ka marrë malli!

Diku n’pathemel

Jam ftoh, si mejt e prehem me ftyrë kah perëndimi

Sfilitun si dre që e merr etja

Nuk e di a lodhesh ti,

si na mban kur pshtyjmë n’ty,

kur luejmë me zemrat diku n’pathemel

Jo, s’ke me u mbush

me frymën e urrejtjes që lshuen në ajrin tand steriln,

se gjakut t’verbën, s’ke me i ba vend nën damarë,

as nrrueza t’bardha…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton asnjë kompromis…