Poezi nga Izet Abdyli

21 mars 2024 | 09:46

NË BUZËQESHJEN TËNDE

 

Në buzëqeshjen tënde

seç më mbeten sytë

një ylber me ngjyra

buzëve të vezullon

 

si petale lulesh

mbushur me nektar

mushtin mjaltë në buzë

veç një çast ma fal

 

në buzëqeshjen tënde

fshehet një thesar

thonë zjarri i buzëve

shuhet veç me zjarr

 

Kjo buzëqeshja jote

më ngjanë me ujëvarë

si stërkala pikash

që rrjedhin pa ndal

 

SUFERINË BUZËQESHJE

 

Herë vjen si valë deti

herë si suferinë

buzëqeshja jote

edhe akullin shkrin

 

buzët trëndafil

çilen si petale

si nektar notojnë

rrjedhës së ujëvarës

 

kjo buzëqeshja jote

si s’më shqitet dot

një mal poezi

nuk mjaftojnë dot

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NË MARROSJE UJËRASH   Nën shtatë palë lëkure tramundanash shpirti,…