Poezi nga Liridona Shehu

25 janar 2018 | 14:54

I.

Ata e k’ta

 

Na i thejshin andrrat, n’mejdan, pa lujt qerpikun

Na i vrasin andrrat sot, ‘burrnisht’

Ata janë k’ta, k’ta janë ata

Kry i njajtë, vakt i ndryshuem.

 

Na shohin me sy t’prijsit,

E n’baltë na lanë

Na flasin me gjuhë eprori

E na shtypin robnisht

K’ta janë ata

T’ngritun shoqnisht e t’vyshkun shpirtnisht.

 

Ne t’njejtit mbetëm

T’dashnisë, t’errsinës, t’gazepit.

 

K’ta janë ata

K’ta janë më shumë se ata!

Mos qofshin mâ!

 

 

II.

Përsëri…

 

Ti ec

S’ka me mujt me ta pre udhèn

As i forti e as i ligu.

Ti ec

Me kokën lart e hapat n’tokë

Kanë me i thy hun’t tuj t’pa

Mos u kthe anash

Ndiq ardhmërinë.

Ti ec

Siç ece kur një botë mbajte mbi supe

Ec, ec, ec

Ec siç ece kur more plot plagë

Ec edhe nesër

Acari s’e akullnosë pjellën e vet.

 

Vrapo, kap yjet me dorë

Puthi me afsh, pastaj leri të lirë

Yllneshë moj.

Ti ec, me grimca triumfi në duar

Kurora je, bjeshka je, oj grua.

Ec, kap kohën, kah fatin

Ruaji në gji, tuat janë.

Ti ec, merr pak dashni me vete,

pak buzëqeshje, pak lot

Jo veç sa për t’u mbajtur n’mend.

Merr dhe ca shpirta me vete

Ca mendje t’ndrituna merr

Pastaj ec,

Ec paqësisht, betejëfituese.

Ec, ec, veç ec

Rruga jote âsht e pafund

Gjithçka që fillon, mbaron për të filluar.

Ti ec

Kështu të njoha, s’të shoh dot ndryshe.

Mos u ndal!

Ec!

O bjeshkë që s’tundesh prej stuhive!

Ti ec!

 

 

III.

 

Me thanë, e çka me thanë

N’vesh t’shurdhët tuj shku.

Me bâ, e cka me bâ

T’bâmat lumi po i merr.

Me jetu e qysh me jetu

Me frymu ma lehtë po i bjen.

Me andrru, e çka me andrru?

Andrrat, mëngjesi i vret.

Me shku, e ku me shku?

Kahdo drejt’sia shkret.

Kah me marrë udhë

Hapave t’mi a fërkemve tu?

Kërkah keq s’i bjen

Gjithkah mun’ me u dëshpru.

Me gjallnu, qysh me gjallnu

Tuj dhanë shpirt e shpirt tuj t’marrë, medet!

Kallxom cilën nyje me zgidhë

Krejt udh’t trellë janë bâ

A me u kapë për therra

T’rrqethmet n’l’kurë me ia pá?

 

Liria nuk zgidhet tuj provu me lidhë

Liria e palidhne ã, veç lidhje ka!

 

IV.

 

Grishsinë

 

Sa pak ditë prej ardhjes tande

Sa shumë prej dashnisë teme

Mos thuj se kam le për ty, jo.

Unë erdha veç me t’bâ zâ

Me t’çue prej andrre

Për dore me t’marrë

Fener sytë me na u bâ

Majat me i pushtue

E krejtve me i kallxue

Tash jemi na, s’ka mâ ai e ajo.

 

Prajshëm t’përgdhela ballin, djalo.

Fluturat dinë me ikë

tuj kërkue verë e gjallni

veç mos i l’sho!

 

Pak ditë prej ardhjes teme

Sa shumë prej dashnisë tande,

S’ke le për mue, jo.

I jemi je bâ!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka nënshkruar kontratën për…