Poezi nga Lulzim Tafa

21 mars 2024 | 09:51

DITË TË KIAMETIT NUK KA

 

Dielli n’deti ka me ra

Zjarrmi ka me shkymë

Në ujë të valë të detit

 

Vetëm sytë na i marrin

Na i qesin në ujë

Për shnet të Zotit

 

Mos u tutni bre

Se ditë kiameti nuk ka

Kiameti natën ka me u ba.

 

DHIMTË E MADHE

 

Ajkuna

Qet mirë në shejë

Mirë ta vnon

Synin në sy

E ma shumë se me pushkë

Të vret me dashni

Kur të qëllon

ta nisë dhimtë

e madhe në shpirt

dhimtë e ranë plum

zot ruana

sa dhimtë e madhe

Është Ajkuna

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HESHTJA   Hesht unë Heshtë edhe ti Heshtë heshtja Mbi…