Poezi nga Mehrije Daci

21 mars 2024 | 13:09

ZGJIM

 

Nuk jam vajza me gjergjef

S’ka portret që më bie tamam

Në hënë të plotë bëhem bishë

Djegë me sy e shqyej me dhëmbë

 

Mund t’më gjesh në pikë të vesës

Në gjak të nxehtë të një bishe

A ndër varre në eshtra të huaj

Si digjem ymërshkurtër

flakë e verdhë e një pishe

 

Kur i shtora shekujt dy

Siman ta njoha në shtatë kroje

Me dy fjalë ti m’kthen në vesë

Mjaltë të verdhë nëpër hoje.

 

FRYMA

 

Thua që shpirtin e paskam të bukur

Por ai është fryma e asgjë tjetër

Kur një ditë unë s’do të jem më

Shtroje qilim në odën e vjetër

 

Ka të ngjarë që në ato lara

Të më shohësh të marrë siç isha

Apo tutje të të shkoj mendja

Se sa bukur më rrinte këmisha

 

Ndoshta re bëhet fryma ime

Mund të ndodhë edhe kjo tjetra

Do rri sipër me shi të mbledhur

Për aq gjatë sa mos t’më tretë rrezja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili Gjermania Perëndimore për më shumë se 40…