Poezi nga Naim Fetaj

21 mars 2024 | 09:52

KA DIÇKA MES NESH DHE DIELLIT…

 

Ah bacë o bacë…

 

Kur e lëshuam shtëpinë

Rruga nuk kishte të sosur

 

As korbat mbi krye

Korbat që kërkonin sy

 

Ec e ec

E thuaj shpirtit dil

 

Liria nuk flinte breg rruge

As nuk vinte

Pa e paguar me kokë

 

Askush nuk e dinte

Qysh binte nata mbi Bllacë

 

Përmbi aty sy gacë

 

Gaca në sy e gjithë rruga gacë

Sa shpejt e harruam

 

Ah Bacë… o Bacë…

 

KËNGË ZIE PËR BABËN

 

Agun e merrte lulak pas shpine

Deri krye are

 

Dhimbjes nuk ia çelte grykën

Për gjoksi e kapte mërzia

 

Ec e bëji zap të gjitha

Ec e mbyti çykë shati

 

Pështynte gjak

Pas erës së bukës i ngrati

 

E prekte koshin dhe dilte pa le dielli

Veç kur qeshte ai

Se si hapej qielli

 

E thoshte

Vetëm në mulli

Gjëmën e zorrëve

Nuk e kam ndie

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DITË TË KIAMETIT NUK KA   Dielli n’deti ka me…