Poezi nga Pal Ndrecaj

21 mars 2024 | 12:56

KUR HYNË SERBËT NË MOGLICË

 

Kur hynë serbët në fshat

rrahën

plaçkitën

dogjën

dhe na urdhëruan ta braktisnim vendin

 

Kur hynë barbarët

të parat që u vranë qenë ëndrrat për të nesërmen

 

Meqë mënyra më e mirë për ta poshtëruar një popull

është ta zbrazësh ëndrrash

barbarët vendosën të na lënë gjallë

 

Kur hynë barbarët…

 

… këtu

në fillim të kësaj strofe

dëgjoj një zë që më qorton:

kjo nuk është gjuhë pacifisti

kjo nuk është gjuhë humanisti

kjo nuk është gjuhë arti

kjo është gjuhë urrejtjeje

 

Mirëpo kur dolën serbët

në Moglicë nuk kishte mbetur më

asnjë pacifist

asnjë humanist

gjuha e artit e kishte humbur fuqinë shprehëse

alkimia e jetës i kishte shndërruar në realistë

pos ndonjë të rralli që si përherë

e ringjallin sponsorët ndërkombëtarë

që financojnë harresën humane

si kusht i domosdoshëm

për të pasur paqe

popujt e vegjël

 

MOGLICA

 

Ka malin sipër ku ruhen katër elementet e krijimit

në rast apokalipsi

është adresë e saktë ku mund t’i gjeni

është mundësia me fillu edhe një herë

 

Ka një lumë që sjell përbërësit

që s’ka zemër që s’e deh

me i la sytë veç një herë aty

sheh botën teh e m’teh

i ka varrezat ku virtytet i mbajnë të vdekurit

përherë gjallë

 

Me kalu veç një herë nëpër Moglicë

pastaj me shku e me u fotografu

në cilindo kënd të botës

e me e lanë foton për ndonjë ekspozitë

pas 1000 vjetësh

kur mali do të jetë rrafshuar

kur lumi do të ketë shterë

e varrezat do të jenë zhvendosur

kanë me u pa të gjitha n’atë foto

ashtu siç ishin njëherë

 

Se nuk janë vetëm Grenada e Lorkës

Sena e Zhak Preverit

e Lvovi i Zagajevskit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të…