Poezi nga Përparim Blakaj

21 mars 2024 | 13:06

LULE

 

Sot më ishe veshur më ndryshe, Lule

kishe vënë shallin dhe buzëkuqin tënd të zi

në krahët e tua xhaketën ngjyrëkafeje

duke qëndruar afër Mooreas, aty, afër, përbri.

 

Ishe e lumtur dhe buzëqeshje

në dorën tënde të butë,

dy unaza shumëngjyrëshe bukurie

flokët e zeza s’t’i mbulonin dot qerpikët e gjatë

mbi sytë e zi aromë dashurie

 

Nuk më shikoje as befas, Lule

shtati yt në karrige drejt më rri

po vetëm të më shikoje siç do të doja, Lule

ah, poet, poet i shkreti ti

 

ËNDRRA E NATËS SË PESËMBËDHJETË

 

Ti

U bëre ankth kur ëndrra dukej sikur

një mirazh a një realitet, gjoja një kthesë

Dukej sikur brenda ndienim brishtësi

ndërsa nga jashtë ishim të dy, njësoj

 

Ti,

O zemër e braktisur, erë e lehtë

një fundmars, vështirë për t’u harruar

një jetë e shkurtër, vështirë për ta kujtuar

Ëndrra të shumta, vështirë për t’i ëndërruar.

 

Ti,

brishtësi

Po sonte veçmas kujtoj melodinë,

qyteti pa ty teksa humb kaltërsinë

mbi male dielli humbet dritën

dhe nga dashuria humb unë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ËNDRRA E BABËS   baba i ngratë shpesh thoshte jam…