Poezi nga Ragip Sylaj
21 mars 2024
| 09:55
PËRMBI VETVETEN
I.
Kur t’jem përmbi vetveten
Jam mbi lirinë përmbi t’vërtetën
Kur t’jem përfundi vetes
S’jam Fausti por Verteri i Gëtes
II.
Kur t’jem n’lartësi t’vegimit
Fluturoj në zonat e pendimit
E kur t’jem përfundi etjes
S’dal dot nga llurba e kënetës
III.
Kur t’jem sipër besimit
Pegasi m’çon n’qiell të frymëzimit
Por kur t’jem përfundi udhëzuesit
N’dorë mbaj skeptrin e mësuesit
PËRBRI DASHURISË
I.
Kur je n’zemrën e dashurisë
Je n’qelën e fisnikërisë
Kur mrekullinë s’e ke përbrenda
S’ndizet malli s’vjen as kënga
II.
Kur je brenda bukurisë
Je n’harmoni t’estetikës
Kur drejtpeshimin s’e ke brenda
S’di ç’urren e çka ta kënda
III.
Kur je përbri xhevahires
Je në thelbin e së mirës
Kur diellninë s’e ke n’brendi
Je pa qiell pa perëndi