Poezi nga Valbona Hysenaj

21 mars 2024 | 10:05

POEZI PËR NËNËN

 

Bukuria jote si në këngët kreshnike,

dikur vashë malësie

ngritur në piedestal poezie.

 

Sot kraharor rënduar

nga kjo kohë mynxyrë.

 

U përkund djepi me duart e tua,

me po ato duar

buka e bardhë u gatua.

 

Rrudhat në ballë

dëshmi e vuajtjes dhe vuratë.

 

Nëna ime, mbretëresha ime e rrallë,

Loti dhe gëzimi im më i madh.

____________

 

(Korrik 2002)

 

MBAJE MEND

 

Ngado që të shkosh

unë do të fle dhe do të zgjohem

në ëndrrën tënde.

 

Më kot do ta mbyllësh

portën e zemrës,

do të hyj pa trokitur.

 

Më kot do të mundohesh

t’i harrosh sytë e mi.

 

A harrohet qielli përmbi?

 

Mbaje në mend,

plaga ime

është zor të jesh burrë!

___________

 

(Tetor 2004)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
EKZISTENCA   Nuk dua asgjë nga ti më pëlqen vetëm…