
Poezi për nënën dhe për vete
21 mars 2025
| 09:58
Bedri Zyberaj
Nëna ime, e bukura Zymë,
Më e bukura nga të gjitha gratë,
Atje, në maternitet të Gjakovës
Më lindi mua, kur vajti atë natë.
E britma ime u hap përmbi dhe’
Bashkë me sihariqin e mallit,
Nëna ime, e bukura Zymë,
Heshtte e çlodhur dhe i gëzohej djalit.
Pastaj erdhi gjyshja ime,
Fytyrën me rrudha lëshoi mbi mua
Dhe tha: “Shumë dallgë do të të rrahin,
Dhe shume ujë do të pish në krua!”…
E vërtetë, nën qiellin me re e pa re,
Shumë dallgë më rrahën, shumë stuhi,
Ndërsa unë rritesha, të bukurës Zymë,
Për djalin,
Brenga, shqetësime i binin në kry…
Foton e autorit: Agron Shala