Poezi postmoderne për vdekjen dhe sytë
15 shtator 2023
| 09:22
Adem Gashi
“Verrà la morte e avrà i tuoi occhi”
– tha Cesare Pavese,
si të shihte sytë e një pantere
Ose:
Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu,
sytë e tu do t’i ketë vdekja
kur të vijë me krahët prej ere
Ose: edhe më trup e shkurt,
edhe më shqip:
“Vdekja më vjen prej syve të tillë”
një nate të trishtë.