
POEZIA ËSHTË SI TOKA
17 mars 2021
| 14:28
Lulzim Tafa
Poezia është si toka
Mban shumë njerëz
Mërzi e mall
Ka dete e oqeane
Ka male e bjeshkë
Gurë e dru e fruta
Të ambla
Pemë pelini
Stinë të akullta dashnie
Puhi pikëllimi.
Ujë dhè e baltë
Baltë e gjallë
Bar mbi varr
Ka këneta e moçale
Poezia është si Toka
Veç pak më e madhe