Poezia ‘Qaforja prej guaskash’ e Sheut botohet në Bengali
Poezia e poetit Fahredin Shehut edhe kësaj radhe kalon kufijtë e realitetit shqipfolës.
Poezia e tij me titull: “Qaforja prej guaskash” është botuar në revistën “Sahitto” në gjuhën e Rabindranath Tagores në Bengali.
Shehu ka bërë me dije se shumë shpejt shtëpia botuese “Armagedoni” në Prishtinë do ta botojë veprën poetike “Arratia”.
Poeti Shehu me ekipin e Fondit për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi është duke e përgatitur edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të cilin do ta dokumentojë rrjeti kulturor “Trafika Europe” me seli në Paris.
Si zakonisht në muajin shtator, ky festival do të mbledhë emrat e shquar të poezisë bashkëkohore botërore në Kosovë.
Ky është linku i botimit të poezisë:http://www.sahitto.com/component/k2/item/306-%E0%A6%B6%E0%A6%A8%E0%A7%8D%E0%A6%96%E0%A7%87%E0%A6%B0-%E0%A6%AE%E0%A6%BE%E0%A6%B2%E0%A6%BE.html