POEZIA QE TA RIKUJTON NAIMIN E MADH

13 shtator 2018 | 11:49

(Referim rreth vëllimit poetik “Porta të hapura” të autores Shefqete Goslaci)

Nga Rami KAMBERI

“Sa herë terri ngrin në kënd,
Mbështjell prej zërash anonim,
Thërras me zë imazhin tënd,
Dhe fle me ty, i shtrenjti im.

Pranë teje ndihem kaq e plotë,
Si hënë në qiellin plot shkëlqim,
Harroj në çast çdo brengë në botë,
Shpërthej çdo burg e çdo rrethim.

E paharruar ajo ditë,
Mbështjell tek ti në përqafim,
Në sytë e mi ti zbrite yjet,
Me lë përjetë në ëndërrim.

Kam ftohtë këtë mbrëmje,
Tek thith këtë ajër pa kuptim,
Më mirë të vdes nën frymën tënde,
Sesa pa ty i shtrenjti im.

Të rrallë janë poetet e poeteshat, që poezinë e nxjerrin nga shkuli i tokës me gjuhen e shpirtit, mu ashtu siç e bëri flamurtari i parë mes nesh i madhi Naim Frashëri, i cili me punën e tij, jo vetëm që na rikujtoj dhe na e nxori nga harresa historikun e kombit tonë, por edhe na e tregoj gjeografinë që na takon si komb, pas një heshtje të madhe nder shekuj, që nga koha e Motit të Madh, kur shpata e Skënderbeut me gjuhen e gjakut e shkruante motin për kohën, që sot mes nesh të kenë fjalën flamuri dhe gjuha, që na e tregojnë gjeografinë e Atdheut, gjeografi, që edhe sot e kësaj dite përgjaket gjithandej, për t’u ringjallur si ne motin kur mbi truall të kësaj gjeografie, liria frymonte shqip. Dhe, pas shumë kohesh, pas Naimit të madh, për gjeografinë e kësaj gjuhe, me një stil të veçantë poetik por me ngjyrat e njëjta të dashurisë dhe Atdheut do të na shfaqet në poezinë e saj edhe poetesha Shefqete Gosalci, që të kaluarën dhe të tashmen i lidh me ngjyrat e qëndresës me poezitë që rreshtohen njëra pas tjetrës brenda librit, që mban piramidën e artit, për t’i thënë piedestalit poezi derën lërë hapur, me ngjyra jete, që për këtë piramidë dhanë jetën për ta sfiduar vdekjen.

Pra, unë mendoj qe, jo rastësisht poetesha Shefqete Gosalci, vëllimin e saj me të ri, e ka pagëzuar “Porta të hapura” brenda se cilës me gjuhen e atdhetarizmit flasin:
– moti i së kaluarës,
– moti i përjetimit,
– moti i së tashmes dhe,
– moti i së ardhmes

Them kështu, pasi struktura ose më mirë thënë arkitektura e poezive është e vendosur me një mjeshtri të rrallë në hapësirën kohë, dhe jo rastësisht më lart u shkrua se poezia e Shefqete Gosalcit, na e kujton Naimin e madh, i cili në secilën poezi apo më mirë thënë, se:
Secilën poemë dhe vepër e vendos në kohen e saj, sa për të na kujtuar se kush ishim ne, shqiptarët, që botës i dhamë aq shumë saqë nga ajo morëm vetëm dhimbje, plagë, luftëra dhe gjeografi varresh, të cilat edhe sot e kësaj dite ose flasin në gjuhë të huaj, ose ende janë rob i pluhurit të harresës.
Duke mos dashur, që më tej, të mbetem mes vijës së poezisë Naim-Shefqete, do të përcaktohem vetëm tek poezia Shefqete, qe me odeonin e saj, shtrihet:
– në qëndresë,
– në guxim,
– në shtegun bashkim.

Që të tri pikat në fjalë, të cilat burimin e kanë nga përjetimi i poetes, e cila rrugës së ardhmërisë eci drejt dhe ballëhapur mbajti qëndrim kundër robërisë dhe tradhtisë, qoftë si aktiviste dhe pjesëmarrëse nëpër motet e demonstratave, qoftë si pjesëmarrëse në luftën që hapi Adem Jashari, luftë kjo në të cilën Shefqetja kaherë ishte përcaktuar, si shteg i vetëm se si duhet të bëhet ecja për:
– gjuhë,
– Komb,
– Atdhe,
Për të arritur deri te:
– bashkimi dhe,
– Liria
Dhe, besoj se nuk është e tepërt, poqëse themi se poezia e poeteshës Shefqete Gosalci jo rastësisht mban titullin “Porta të hapura”, që, po të lexohet me ndjenjën e kombëtares, lirshëm mund të themi se ky titull flet më shumë se që mund të themi: u çliruam, ngase vete poezitë na thonë, që portat për kombin tonë, ende janë të hapura, për t’u mbyllur, që të themi jemi:
– një gjuhë,
– një Komb,
– një Atdhe,
– një shtet,
– një flamur.
Ata, që sipas poezisë “Porta të hapura”, të poeteshës Shefqete Gosalci, i mungojnë kombit tonë, për të thënë: u bashkuam, u çliruam.
Ndaj se fundmi, lirshëm mund të them se: vepra në fjalë e poetes Shefqete Gosalci është një pirg i piramidës së poezisë së sotme shqipe, që na fton ta kuptojmë kohen, brenda këtij moti, që na ngulfat, me ngjyrën jermi të lirisë, që nuk dimë si ta pagëzojmë:
– si ndarje e një Kombi,
– pajtueshmëri me tradhtitë e fuqive të mëdha apo,
– kaq mundem të bëjmë, mes një robërie të madhe.

Foto: Shefqete Goslaci

Dhe, besoj se poetesha Shefqete Gosalci, me mesazhet e veta në përgjithësi si:
– përsosje morale,
– kultivimi për bashkim,
– shkulje të tradhtisë dhe,
– të kuptuarit Atdhe e bashkim.

Pra, në kuptimin e plotë të pikave të lartshënuara, të cilat na shpijnë deri tek kuptimi:
– Një Shqipëri e lirë,
– krenare,
– e përparuar,
– dinjitoze përball kombeve tjera…
Sikur na e qep jetën me lumturi mu ashtu siç e do poetesha dhe ata, heronjtë dhe dëshmoret e kombit, që këtij ideali i dhanë me të shtrenjtën, jetën.
Më shumë se kaq nuk do të thosha, ngase mendoj dhe besoj se vet poezia “Porta të hapura”, do të flet më shumë mes lexuesve. Prandaj edhe njëherë jam i obliguar moralisht, që të them se: vepra e poeteshës Shefqete Gosalci, është pirgu i poezisë se sotme atdhetare, ku duhet të gjejnë forcën morale shqiptarët, ta lexojnë e rilexojnë, ta mësojnë edhe përmendesh për ta larguar pesimizmin kolektiv, nga frika se vërtetë qëndron thënia e At Fishtës, mjerë popujt e vegjël që kalojnë nëpër duart e fuqive të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë që…