Profesori i historisë i bashkohet Vetëvendosjes
02 shtator 2019
| 17:14
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se kësaj lëvizje i është bashkuar historiani Skender Ferati.
“Dje në Prizren na u bashkua Skender Ferati, profesor i historisë. Dikur ishte nxënës i Behajdin Hallaqit, sot e vazhdon kontributin si mësimdhënës. Babai i Skenderit, Haxhi Ferati, ka qenë i dënuar nga regjimi serb për aktivitetin e tij politik si zëvendës ministër parë i Mbrojtes së Republikës së Kosovës. Vazhdon rritja e Lëvizjes sonë anembanë Kosovës, me njerëz të ditur e të ndershëm, të të gjitha moshave e profesioneve”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/