Pogba, afër Galatasarayt?

16 dhjetor 2024 | 16:15

Paul Pogba më në fund mund të kthehet të luajë ndeshje zyrtare në një fushë futbolli në muajin mars, pas pezullimit të reduktuar në 18 muaj për doping.

Pas ndarjes nga Juventusi, mesfushori francez ka filluar të lidhet me disa klube të mëdha që janë të interesuara ta marrin atë pa pagesë transferimi. Gjatë fundjavës u përmend një interes i mundshëm nga Manchester City i Pep Guardiolës, por më vonë këto thashetheme u hodhën poshtë nga burime angleze. Megjithatë, tashmë kanë dalë spekulime të reja.

Sipas informacioneve të medias turke ‘Sabah’, të përcjella nga ‘Fotomaç’, Paul Pogba dëshiron të stërvitet me Galatasarayn. 31-vjeçari francez ka bërë të ditur përmes agjentëve të tij dëshirën për të pasur një mundësi për t’u bashkuar në seanca stërvitore me Mertensin dhe shokët e ekipit, të cilët janë të angazhuar si në Superligën turke ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Javën e fundit është folur shumë edhe për një kalim te Maseja, që mbetet një mundësi reale në kampionatin francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penza fitoi derbin e qytetit duke mundur Pejën 03 me…