Pogba, afër largimit nga Unitedi

16 dhjetor 2021 | 17:30

Paul Pogba është gati të largohet nga Manchester Unitedi pasi ky i fundit po mendon ta përforcojë mesfushën.

28-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” edhe gjashtë muaj e, si duket, rinovimi nuk është në planet e tyre. Pogba mund të largohet gjatë verës si agjent i lirë te Real Madridi ose PSG-ja pasi, sipas raportimit të “Daily Telegraph”, të dyja skuadrat kanë shfaqur interesim.

Francezi u transferua në “Old Trafford” në vitin 2016 për 89 milionë funte. Disa nga zëvendësuesit e Pogbas pritet të jenë Boubacar Kamara, John McGinn, Amadou Haidara dhe Christpoher Nkunku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dini Fetahaj, gjatë viteve 2003-2005 ishte një këngëtar simpatik dhe…