Pogba, afër rikthimit në Juventus

02 qershor 2022 | 12:52

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit te skuadra e Juventusit. Sipas asaj që raporton gazeta “La Repubblica”, mesfushori francez vendosi të mos rinovonte kontratën me Manchester United.

Gjithashtu ai hodhi poshtë edhe propozimet e disa prej skuadrave të tjera evropiane, ku PSG-ja dhe Manchester City tentuan me oferta konkrete.

Pogba ka vendosur që të rikthehet te klubi i vjetër i tij. Java e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket firmës, pasi Pogba do të hedhë të zezën mbi të bardhë për të zyrtarizuar rikthimin e bujshëm. Kjo është një lëvizje e madhe për ekipin torinez, që përforcon repartin më të dobët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me kurajo dhe dinjitet të pamasë, njerëzit tuaj dhe ju…