Pogba dhe Haalandi janë dy dëshirat e para të Xavit

03 nëntor 2021 | 12:39

Mesfushori Paul Pogba dhe Erling Haaland janë në krye të listës së dëshirave të Xavi Hernandezit në Barcelonë. Ish-mesfushori i njohur pritet të emërohet trajner i ri i Barcelonës së shpejti, në vend të të shkarkuarit Ronald Koeman.

Aktualisht Xavi është trajner i Al Saddit në Katar dhe thuhet të jetë në bisedime me klubin për ta shkëputur kontratën për t’u kthyer në Barcelonë.

“El Nacional” raporton se Xavi e ka identifikuar Haalandin dhe Pogban si dy përforcimet kryesore për verën e ardhshme. Marrëveshja e Pogbas me Manchester Unitedin mbaron në verë, prandaj Barcelona do të mundë ta merrte atë falas në afatin kalimtar të verës.

Haaland ka marrëveshje disavjeçare me Dortmundin, por ai e ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro. Përveç tyre, edhe Dani Olmo dhe Jules Kounde thuhet të jenë në listën e dëshirave të Xavit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në pesë…