Pogba e pranon se ka kontaktuar me një ‘magjistar’, thotë se nuk e kishte qëllimin për ta lënduar Mbappen

05 shtator 2022 | 14:00

Paul Pogba raportohet se ka pranuar që ka kontaktuar një “magjistar”, por ai ka thënë se e ka kontaktuar për hir të një organizate humanitare në Afrikë.

Mesfushori i Juventusit tash e disa ditë po akuzohet se ka shpenzuar milionat duke paguar një “mësues fetar” për të bërë përpjekje për ta mbrojtur atë nga lëndimet.

Gjithashtu, mesfushori i Juventusit akuzohet se ka kërkuar që të “mallkojë” Kylian Mbappen.

Të gjitha këto akuzua erdhën nga vëllai i Paul Pogbas, Mathias, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

“France Info” ka raportuar se Pogba ka pranuar se ka kontaktuar me “magjistarin” në intervistën e tij të dytë para hetuesve të policisë. Megjithatë, ylli francez thuhet se ka hedhur poshtë akuzën që ai ka kërkuar që të “mallkohet” Mbappe.

29-vjeçari tha se ka kontaktuar me personin nga Afrika për ta përdorur si ndërmjetësues për hir të një organizate humanitare që ndihmon fëmijët në Afrikë.

Sipas mediumit francez, që ka shkruar se ka parë edhe transkriptin nga intervista e Pogbas, mesfushori u tha hetuesve se ka prova për ta dëshmuar atë që tha.

Çështja Pogba është aktualisht në duart e dy gjyqtarëve hetues dhe prokurorisë së Parisit, e cila hapi një hetim zyrtar gjyqësor të premten mbi pretendimet e Pogbas se ishte viktimë e tentativës së shantazhit.

Në intervistën e dytë, ish-mesfushori i Manchester Unitedi u tha hetuesve se ai beson se shantazhuesit e vërtetë kanë bërë presion mbi vëllain e tij Mathias, prandaj Mathias ka marrë pjesë në këtë aferë të çuditshme.

Pogba thuhet se ka ndryshuar dy herë numrin e telefonit që nga fillimi i këtyre tentativave për shantazh, për t’u larguar nga ngacmimet me të cilat po përballet, por kjo ka qenë një metodë e pasuksesshme, sipas medias në fjalë. Hetimet mbi këtë rast janë duke vazhduar nga autoritetet franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka zbuluar se si fotot e saj janë…