Pogba ëndërron kalimin në Real

03 shtator 2021 | 15:45

Mesfushori Paul Pogba ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2022 dhe ende heziton që të firmos vazhdimin e bashkëpunimit me “Djajtë e Kuq”.

Futbollisti francez e ka nisur këtë edicion në mënyrë fantastike duke bërë pesë asistime në tri duelet e para në Premier Ligë. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mesfushori preferon një kalim te Real Madridi në vitin 2022.

Francezi thuhet se do të refuzojë të gjitha ofertat për rinovim nga Unitedi poashtu nga ekipet tjera, pasi ëndrra e tij është të luajë në “Santiago Bernabeu”. Përveç Pogbas, te “Los Blancos” dëshiron të kalojë edhe Kylian Mbappe si lojtarë i lirë në verën e 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24…