Pogba: Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime
25 korrik 2024
| 15:04
“Të gjitha rrugët çojnë tek apeli: deri në atë moment, objektivi im do të jetë të jem në formë dhe të pres”.
Paul Pogba është kthyer të flasë për skualifikimin prej katër vitesh për doping. “Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime gjithmonë”, ka thënë mesfushori francez në një intervistë të dhënë për Forbes. “Megjithatë, kam familjen time, besimin tim, miqtë e mi dhe fansat e mi që më mbështesin, gjë që i bën gjërat më të lehta: gjithçka do të shkojë mirë”.