Pogba gjithnjë e më larg Unitedit
10 tetor 2019
| 11:57
Paul Pogba vazhdon të jetë në dyshim për të ardhmen. Francezi ka qenë dhe mbetet një temë e nxehtë pasi e ardhmja e tij nuk është mbyllur në asnjë çast dhe si rezultat i kësaj francezi mbetet me një këmbë larg Manchester Unitedit.
Pogba ka kërkuar 30 milionë euro pagë sezonale, një pagë e përafërt me atë që përfiton Cristiano Ronaldo te Juventusi. Kjo kërkesë e Pogbas nuk është pritur mirë nga drejtuesit e “djajve të kuq”, më shumë ngjan si një tentativë e fundit e Pogbas për t’u larguar.
Mesfushori francez ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, por mbetet peng i kontratës e cila i skadon më 2021. Mediet britanike parashikojnë se Pogba do të mund të largohet nëse Real Madridi ose Juventusi ofrojnë shumën e kërkuar nga Unitedi.