
Pogba hoqi shishen e birrës nga konferenca, vjen vendimi i papritur nga UEFA
26 qershor 2021
| 14:05
Nuk do të ketë më shishe birre në konferencë për shtyp, në rast se një futbollist mysliman do të kërkojë që të hiqet nga fushata publicitare. Ky është vendimi i UEFA-s pas gjestit të Paul Pogba, i cili pasoi veprimin e Ronaldos në konferencën e para disa ditëve.
Sqarimi deri më tani ka qenë fakti që birra është nga një prej sponsorëve kryesorë të turneut, pije jo-alkoolike, por ky sqarim nuk gjen më vend. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënësi UEFA-s për Daily Telegraph.
“Do të pyesim individualisht nëse ai dëshiron ta heqë birrën apo jo, edhe nëse është jo-alkoolike. Jemi konsultuar me sponsorin dhe ata kanë rëndë dakord”, tha zëdhënësi i UEFA-s.