Pogba: Jam gati që të luaj edhe pa para për Juventusin
Paul Pogba është gati që të rikthehet në fushën e lojës pas pezullimit të gjatë dhe këtë gjë kërkon ta bëjë me Juventusin. Edhe pse ditët e fundit është folur shumë për një mundësi që klubi torinez të mbyllë kontratën me të, ylli francez është gati që të luajë edhe pa para.
“Jam gati t’i rikthehem normalitetit. Jam më i uritur, më i pjekur dhe më i fortë. Kam vetëm një dëshirë, të rikthehem të luajë futboll. Në kokën time është vetëm kjo, por kam dëshirë të flas në fushë. Tek Juve dhe Franca dëshiroj të jem më i miri. Jam i gatshëm të heq dorë edhe nga paratë”, ka thënë francezi.
Pogba ka një pagë sezonale prej 10 milionë euro, një shifër që për Juves është shumë e lartë në këto momente. Nga ana tjetër, Motta nuk e sheh si pjesë të projektit, as drejtuesit e klubit, për këtë arsye nuk parashikohet një rikthim i tij në mars të 2025.