Pogba: Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë
Mesfushori i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka shprehur solidaritetin me viktimat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri, duke bërë thirrje për t’u lutur për popullin shqiptar.
30 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte. Klube të mëdha italiane dhe futbollistë të ndryshëm të famshëm janë lutur për viktimat e kësaj fatkeqësie tragjike dhe kanë shprehur solidaritet me gjithë popullin shqiptar që nga dita e martë.
Në mesin e tyre dhe njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në botë tani, fituesi i Kupës së Botës 2018 me Francën, Pogba. 26-vjeçari ka shkruar në Twitter: “Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë”, në një postim që përmban edhe një fotografi me flamurin shqiptar.
Pray for the World 🌎 #PrayForAlbania pic.twitter.com/aJTZgHR7da
— Paul Pogba (@paulpogba) November 27, 2019